Georginio Wijnaldum e ka lavdëruar bashkëkombasin e tij, Virgil Van Dijkun për stabilizimin e mbrojtjes të Liverpollit me forcën fizike, kualitetin dhe lidershipin e tij.

Skuadra e Jurgen Klopp ka pranuar vetëm 5 gola këtë edicion në Premier League, teksa është përmirësuar ndjeshëm nga një vit më parë kur kishte pësuar 17 gola.

Kapiteni i Holandës u transferua te Liverpooli këtë janar për 75 milionë paundë, shumë rekord kjo e shpenzuar për një mbrojtës, ndërsa ia ka dalur t’i arsyetojë paratë e shpenzuara për të duke u emëruar edhe kapiten i tretë te “The Reds” pas Hendersonit dhe Milnerit.

“Mendoj se Van Dijk e ka bërë dallimin në mbrojtje te Liverpooli sepse ai është mbrojtës i madh. Virgil është një person më shumë për t’u mbrojtur nga ndërprerjet. Ai është një lider në prapavijë që i ndihmon edhe tjerëve me kualitetin e tij. Është puna në grup që e bën dallimin por gjithashtu edhe ardhja e Van Dijk ka ndikuar në përmirësimin tonë”, nënvizoi Van Dijk.

Van Dijk dhe Wijnaldum pritet të jenë startues në ndeshjen e sontme që Holanda e zhvillon në shtëpi ndaj Francës në Nations Leauge.