Western Unitedit po i shpaguhet besimi në Berishën

Sulmuesi Besart Berisha ka zbuluar se Mark Rudan ishte personi që e bindi të kthehet në A-League, pasi trajneri i skuadrës Western United kishte besim të madh tek aftësitë e tij.

Në fakt, Berisha ka thënë se Rudan është një trajner që thjesht nuk e pranon humbjen dhe për këtë arsye pranoi të jetë pjesë e ekipit të tij pas 18 muajve të vështirë që i pati në Japoni te Sanfrecce Hiroshima.

Pavarësisht se ka luajtur dhe ka shënuar rrallë, Rudan ka qenë i bindur se Berisha do të ishte përforcim i duhur për ekipin e tij që këtë edicion debutoi në elitën e futbollit të Australisë.

Në fakt, ai pati të drejtë, pasi sulmuesi 34-vjeçar ia siguroi fitoren në xhiron e parë.

Berishës iu nevojitën vetëm 34 minuta lojë për të shënuar golin e vetëm në ndeshjen në udhëtim kundër Wellington Phoenixit. Ai në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 82-të.

loading…