West Hami e ka pranuar fatin e transferimit, Rice pritet të shitet gjatë vitit 2023

Declan Rice nuk do të nënshkruajë kontratë të re me West Ham Unitedin, ndërsa klubi është duke u përgatitur që ta shesë në verë.

Sipas The Athletic, futbollisti anglez dëshiron t’i ndjekë ëndrrat e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

West Hami thuhet se ka pranuar tri oferta tashmë për mesfushorin, megjithatë nuk planifikon ta shesë në afatin kalimtar të janarit.

(Foto: Instagram/declanrice)

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Manchester City, janë tri klubet e mëdha angleze që i duan shërbimet e 23-vjeçarit.

Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 dhe e ka opsionin për ta vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë.

Megjithatë, Hammers e kanë pranuar faktin se shitja në verën e ardhshme do të sillte përfitime më të mëdha.