Werder Bremeni ka ndarë pikët me Kolnin në xhiron e shtatë të Bundesligës gjermane.
Ekipet barazuan 1:1. Moisander i dha epërsinë Kolnit duke shënuar autogol në minutën e 67-të. Te Werderi realizoi Bittencourti në minutën e 82-të nga penaltia.
Në këtë ndeshje u paraqit nga fillimi Milot Rashica, që liroi vendin në minutën e 65-të. Te mysafirët nga minuta e 64-të u paraqit Elvis Rexhbeçaj.







