Werder Bremen

Werderi largohet nga Bundesliga, bie për tokë çmimi i Milot Rashicës

Werderi largohet nga Bundesliga, bie për tokë çmimi i Milot Rashicës

Objektivi i Aston Villas Milot Rashica ka një klauzolë të lirimit në kontratën e tij me Werder Bremenin dhe kartoni i tij mund të blihet për 15 milionë euro këtë verë pasi klubi nuk arriti të mbetet në Bundesliga.

Klubi me bazë në Birmingham e ka ndhekur për një kohë të gjatë Rashican, duke filluar nga sezoni 2018/19.

Aston Villa i ofroi Werder Bremenit 30 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës në vitin 2019, por nuk mundi të bënte një marrëveshje pasi klubi gjerman kërkonte 50 milionë euro për shërbimet e tij, përcjellë KosovaPress.

Megjithëse “Villans” rifilluan interesimin e tyre dhe ishin në një betejë me RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen për Rashican verën e kaluar, anësori përfundoi duke qëndruar në Werder Bremen.

Pavarësisht dështimit në të kaluarën, Villa kanë vazhduar të jenë të lidhur me lojtarin dhe mund të përfitojnë nga një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Werder Bremenin.

Sipas revistës gjermane “Kicker”, Rashica ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Werder Bremenin, dhe mund të blihet për 15 milionë euro këtë verë.