Werder Bremeni me fitore të thellë shton shanset për mbijetesë

Werder Bremeni ka mposhtur Paderbornin 5:1 për të shtuar shanset për të mbijetuar në Bundesligën gjermane.

Skuadra e Milot Rashicës fitoi “derbin e ekipeve të fundit në tabelë” me dy gola të Klaasenit e nga një të Eggesteinit, Osakos e Fullkrugut. Te Paderborni shënoi Sabiri.

Werderi tani është i 17-i në tabelë me 28 pikë të tubuara, baras me Dusseldorfin që është i 16-i në pozitën që çon në barazh për mbijetesë. Paderborni është i fundit me 20 pikë, teksa deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.