Werder Bremen i jep epitet special Rashicës: Maestro ynë!

Milot Rashica vazhdon të mbetet lojtari në qendër të vëmendjes te skuadra e Werder Bremen.

Ylli kosovar vazhdon të japë përformanca të jashtëzakonshme, çka kanë bërë që tifozët e këtij ekipi të dashurohen pas tij.

Rashica gjithashtu është lojtari që më së shpejti postohet në rrjetet sociale në llogaritë e Werderit në rrjetet sociale.

Një e tillë ka ndodhur edhe sot, ku klubi gjerman i ka dhënë një epitet special 23-vjeçarit.

‘”Maestro ynë Milot Rashica po praktikon për një përformancë të madhe ndaj Bayer Leverkusenit”, shkruhej në postimin e sotëm të Werder.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Werder Bremen është në fundjavë ndaj Leverkusen në kuadër të Bundesligës.

loading…