Werder Bremen ka mundur 2-0 Schalke-n në transfertë dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Goli i parë është realizuar nga Milot Rashica, i cili ka mposhtur portierin e vendasve me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone në minutën e 65-të.
Ky është goli i 9 i yllit kosovar në ndeshjet e luajtura në 2019-ën në të gjitha kompeticionet, vetëm Robert Lewandowski (11) ka shënuar më shumë mes lojtarëve të Bundesligas.
Klaasen ka vulosur fitoren e miqve në të 72-ën.







