Wengeri i kthehet futbollit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i është kthyer futbollit, por jo në pozitën e trajnerit.

BBC raporton se francezi është bërë shef i ri i FIFA-s për zhvillim global të futbollit.

Kjo lëvizje e tij i jep fund spekulimeve që 70 vjeçari të bëhet trajner i Bayern Munichut.

Wengeri ishte larguar nga Arsenali në majin e vitit 2018, pas 22 vitesh në krye të klubit londinez, duke mos marrë në menaxhim asnjë skuadër tjetër.

Gjatë asaj kohe ai ka arritur të fitojë tre herë Premier Ligën, e shtatë herë FA Cup.

Në rolin e tij të ri francezi do të ndihmojë në zhvillimin e futbollit të burrave dhe grave, e gjithashtu aspektin teknik të këtij sporti.