Arsene Wenger ka zbuluar se u përpoq të nënshkruante me yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, gjatë kohës që ky i fundit ishte te Manchester City. Trajneri i njohur francez e ka fjalën për kohën kur ishte drejtues i Arsenalit.
Tani në rolin e analistit sportiv televiziv, Wenger tha se dëshironte ta merrte yllin e Anglisë në Londër (nga Manchester City), pasi francezi e pa djaloshin e ri si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij. Sancho është kthyer në një yll për Dortmundin dhe Anglinë, që kur ka mbërritur në Bundesligë, në vitin 2017:
“Doja të nënshkruaja me të nga Manchester City, kur nuk po merrte minuta në këmbë, nuk po aktivizohej. U përpoqa ta joshja atë, sepse është nga Londra. U përpoqa ta merrja tek Arsenali. Ai është një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, ka diçka që është pjesë e lojtarëve të mëdhenj”.
Wenger, i cili prej kohësh ka pasur reputacionin e menaxherit përkrahës të të rinjve, beson se shumat e parave që iu ofrohen lojtarëve si Sancho, para se t’i fitojnë ato në fushë, mund t’i pengojë për t’u përmirësuar: “Presioni ndaj këtyre djemve të rinj, që nga mosha e hershme, është shumë i madh. Ata marrin shumë para, përpara se të luajnë ndeshje. Kjo bën që të mos përmirësohen në aspektin e urisë. Vihen në provë, sepse bëhen të pasur para se të luajnë”.
Me ndeshjen e së mërkurës, kundër Tottenham, Sancho u bë lojtari i shtatë anglez, që përballej me një skuadër angleze në Ligën e Kampionëve, si pjesë e një rivali jobritanik, duke ndjekur David Beckham, Ashley Cole, Owen Hargreaves dhe Steve McManaman.







