Wenger tregon pse Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Real Madridi ende nuk e ka parë Eden Hazardin e vërtetë sipas Arsene Wenger, por edhe kur ta shohin, ai përsëri nuk do të mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Ylli belg vetëm në javën e kaluar ka regjistruar asistimin dhe golin e parë në fanellën e Real Madridit, në fitoren 4-2 kundër Granadas.

Pavarësisht pozitës së lartë në tabelë, Real Madridi ende këtë sezon nuk ka arritur të tregojë më të mirën.

“Ai do të jetë përgjigja, por jo në zëvendësimin e Ronaldos, kjo është e sigurt”, ka deklaruar Wenger.

“Ai nuk do të shënojë 50 gola në vit, sepse kështu luajnë futboll”.

“Ata kanë nevojë për një tjetër golashënues te Real Madridi, sepse Benzema tani është 32 vjeçar dhe nëse ata kanë dikë më të ri rreth tij që do të shënonte gola, ndoshta ata do të bënin më mirë”.

loading…