Wenger thotë se Barcelona varet shumë nga Messi

Ish trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka kritikuar ashpër Barcelonën e Ernesto Valverdes, duke thënë se skuadra katalonase varet shumë nga Lionel Messi dhe se luan si një skuadër në krizë.

Barcelona dështoi t’i kthehet ecurisë së fitoreve pas disfatës me rezultat 3-1 në fundjavë kundër Levantes, duke bërë kështu që të shtohet presioni mbi trajnerin Ernesto Valverde.

Lionel Messi e goditi shtyllën dhe ai dhe bashkëlojtarët e tij shpeshherë mbetën të irrituar me portierin e Slavias, Ondrej Klar, i cili e pati një paraqitje mbresëlënëse për skuadrën e tij.

Përballja e së martës ishte hera e parë që katalonasit dështuan të shënojnë në Camp Nou në të gjitha garat që nga shkurti i vitit 2018 – në një ecuri prej 45 ndeshjeve – dhe tani kjo e lë skuadrën e Valverdes të ketë ende punë për të bërë për të pasur sukses në Grupin F.

“Ata janë liderë të ligës, liderë të grupit të tyre dhe luajnë si një skuadër në krizë. Loja e tyre është shumë e ngadaltë, nuk ka aspak dinamikë në 30-metërshin e fundit, loja e tyre është shumë individuale”, ka thënë Wenger.

“Çdo herë që ata e humbin topin, duket se do të pranojnë gol nga kundërsulmi sepse ata s’mund ta përballojnë shpejtësinë e kundërshtarëve të tyre… kësaj skuadre i mungon dinamika, energjia dhe vetëbesimi”.

“Sot, duket se ata po luanin duke pritur që Messi të bëjë diçka, por fuqia bazike e lojës së skuadrës është zhdukur. Dhe ti mendon, a mund të bëjë diçka Messi tani?”

“Në fund është gjithmonë trajneri fajtor, ai nuk është gjithmonë përgjegjësi. Ka një dallim mes të qenët fajtori dhe përgjegjësi, e dini këtë? Ne themi se Valverde nuk i merr të gjitha vendimet për kush vjen në skuadër. Ai duhet ta bëjë më të mirën me ata që i ka”.

“Kështu që ne duhet t’i ngremë shumë pyetje: Kush e ka fjalën vendimtare për ta blerë një lojtar? Së dyti, a është ky me të vërtetë lojtari që i nevojitet skuadrës sonë”.

Barcelona është lidere e Grupit F me tetë pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para – një pikë më shumë sesa Dortmundi, katër më shumë sesa Interi dhe gjashtë më shumë sesa Slavia Prague.

loading…