Legjenda e Arsenalit

Wenger synon të rikthehet të trajnojë skuadër në janar

Pas 22 viteve të kaluara te Arsenali, Arsene Wenger dëshiron të rikthehet në drejtimin e ndonjë skuadre.

Wenger synon të rikthehet në muajin janar gjersa ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave në mbarë botën.

68 vjeçari i cili ka qenë trajner edhe te Nancy, Monaco dhe Nagoya Grampus Eight, thotë se ka pushuar mjaftueshëm dhe është i gatshëm për sfida të reja.

“Jam i gatshëm për aventura të reja. Besoj se do të filloj sërish në janar. Nuk e di ende se ku por jam mjaftueshëm i pushueshëm. Janë shoqëri të ndryshme, kombëtare ndërsa mund të jetë edhe Japonia. Falë 22 viteve te Arsenali, tashmë kam eksperiencë të madhe në nivele të ndryshme”, tha Wenger.

Ish trajneri i “topçinjëve” komentoi edhe largimin e Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë, teksa e cilësoi si vendim të gabuar për arsye se mungesa e futbollit me kombëtaren do t’i ndikojë në formën te Arsenali.

Wenger e zhvilloi ndeshjen e fundit në drejtimin e Arsenalit me 13 maj kundër Huddersfieldit, sfidë të cilën e fitoi 0-1.