Wenger përjashton mundësinë e emërimit trajner te Bayerni

Arsene Wenger ka zbuluar se nuk do ta marrë rolin e trajnerit të Bayern Munich, edhe pse konfirmoi se gjiganti gjerman e kishte kontaktuar për pozitën e trajnerit pas shkarkimit të Niko Kovac.

Bayerni e shkarkoi Kovacin pas humbjes turpëruese 5-1 nga Eintracht Frankfurt në fillim të këtij muaji në Bundesligë dhe menjëherë pas kësaj u përfol se ish trajneri i Arsenalit, Wenger, do ta pasonte kroatin në “Allianz Arena”.

Megjithatë, 70-vjeçari – i cili nuk e ka drejtuar asnjë skuadër që prej se u largua nga Arsenali në maj të vitit të kaluar e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i kampionit gjerman.

“Jo. Së pari, unë as që kam qenë kandidat ndonjëherë (për trajner të Bayernit). Më kanë kontaktuar por nuk jam kandidat për këtë punë”, tha Wenger për beIN Sports.

I pyetur nëse kjo nënkupton se ai nuk do ta ushtrojë më detyrën e trajnerit, Wenger tha: “Jo, jo patjetër”.

loading…