Arsene Wenger e ka pranuar se as ai vetë nuk e di se kur do t’i kthehet punës së trajnerit.
Trajneri francez u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, pas plot 22 viteve. Në tetor ai shpjegoi se pret t’i kthehet punës gjatë fillimit të vitit 2019.
Por, 69-vjeçari ende është i papunë, edhe pse e ka pranuar se ka marrë oferta të reja që prej se u largua nga Emirates Stadium.
Duke folur në Laureus Sport for Good, Wenger tha: “E ardhmja ime nuk është e ditur. As unë vetë nuk e di”.
“Tani po e shijoj jetën dhe po udhëtoj shumë nëpër gjithë botë”, shtoi ai.
“Kam më pak presion, më shumë liri tani. Megjithëse më mungon gara”, theksoi ai







