Arsène Wenger po shqyrton mundësinë për tëkandiduar për president të FIFA-s, pasikundërshtarët e Gianni Infantinos po përpiqenta bindin francezin të hyjë në garë, raportongazeta britanike The Times.

Sipas raportimit, Wenger ka afat deri më 18 nëntorpër të vendosur nëse do të kandidojë, pasi kjo ështëdata e fundit për dorëzimin e kandidaturave.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit është një nga emratmë të njohur të futbollit botëror. Përveç karrierës sëtij të gjatë në stol, ai aktualisht është i angazhuar nëFIFA si drejtues për zhvillimin global të futbollit, rolnë të cilin merret me çështje që lidhen me zhvillimine lojës dhe identifikimin e talenteve.

Megjithatë, deri më tani, Wenger nuk e kakonfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij. Zgjedhjetpër president të FIFA-s janë planifikuar të mbahenmë 18 mars 2027, në Rabat të Marokut, ndërsaInfantino ka konfirmuar se synon të marrë njëmandat tjetër në krye të organizatës.

Wenger, 76 vjeç, drejtoi Arsenalin nga viti 1996 derimë 2018, duke fituar tre tituj të Premier League dheshtatë trofe të FA Cup. Ai konsiderohet një ngatrajnerët më të njohur në historinë e futbollit anglez.

Përpjekjet për të bindur Wengerin vijnë në një kohëkur Infantino po përballet me kundërshtime nga disafederata dhe drejtues të futbollit, pas polemikaverreth një projekti të propozuar për përfshirjen einvestitorëve privatë në të ardhurat e garave tëFIFA-s. Projekti u tërhoq pas kritikave, ndërsa disafederata kanë tërhequr mbështetjen për rizgjedhjene tij.