Ish trajneri i Arsenalit

Wenger këshillon Zidanen të drejtojë skuadër në Angli

Arsene Wenger ka këshilluar patriotin e tij Zinedine Zidane që të nisë një aventurë në Angli nëse dëshiron që të jetë trajner në elitën e futbollit botëror.

Ish trajneri i Real Madridit është pa punë që kur dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës me të cilën fitoi 3 Champions League radhazi.

Flitet se Zidane mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

“Nëse një trajner kërkon maksimumin, duhet të punojë në Angli. Ky është i vetmi vend me 6 skuadra që mund të fitojnë kampionatin”, tha Wenger.