Gazeta prestigjioze amerikane, ‘Washington Post’ ka shkruar për ndeshjen në mes të Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke theksuar insistimin e Kosovës që të respektohet sovraniteti dhe simbolet e saj gjatë zhvillimit të ndeshjes që do të luhet këtë muaj në Sevilla.
Federata e Spanjës në Futbollit, përmes një njoftimi në Twitter, ka provokuar duke iu referuar shtetit të Kosovës, si territori i Kosovës.
“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Spanjës në Futboll.
‘Washington Post’, ka cituar Federatën e Kosovës, ku thuhet se Kosova do të luaj vetëm në në përputhje me kriteret dhe rregullat e rrepta të UEFA’s, me himnin dhe flamurin shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet
Kosova dhe Spanja janë në Grupin B së bashku me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
E përditshmja amerikane ka theksuar se përveç Spanjës, gjithashtu as Greqia dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës 2008 nga Serbia.
‘Washington Post’ gjithashtu ka përmendur faktin se dy vjet më parë, refuzimi i Spanjës për të respektuar flamurin dhe himnin e Kosovës e detyroi UEFA që lojërat kualifikuese në Kampionatin Evropian nën të futbollit 17 vjeç të zhvillohen diku tjetër.
Kjo gazetë tutje ka shkruar se Kosova është “një shtet i pavarur i njohur nga shumica e vendeve të zhvilluara demokratike në botë” dhe është një anëtar i barabartë me vendet e tjera në UEFA dhe FIFA që nga maji i vitit 2016, tha federata.
Duhet theksuar se Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në Sevillas.







