Wanda qetëson tifozët e Interit për të ardhmen e Icardit

Gruaja e Mauro Icardit, njëherish agjentja e tij, ka thënë se nuk ka nguti për kapitenin e Interit që ta nënshkruajë kontratën e re – ”ai ka ende tri vite të mbetura në kontratën e tij”.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euros në kontratën e tij aktuale, që është valide për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut.

”Nerazzurrët” priten ta eliminojnë këtë klauzolë, duke i ofruar argjentinasit edhe rritje në pagë, por duket se një marrëveshje nuk është pranë finalizimit, transmeton IndeksOnline.

”Ai ka ende tri vite të mbetura në kontratën e tij me Interin, nuk ka ende të reja për rinovimin e tij”, tha Wanda për Tiki Taka.

”Jam shumë e lumtur. Gjithnjë kam qenë e qetë. Jeni ju ata që mund të keni ankth”.

”Golat e Icardit në Champions League? Janë shumë të rëndësishëm. Për të, si edhe për futbollistët tjerë, është kompeticioni më i rëndësishëm”