Wanda Nara ka pohuar se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë te Interi për 150 vitet e ardhshme.

Interi mund ta shesë Icardin këtë verë, pasi argjentinasi refuzoi të luajë për klubin për gjashtë javë si pasojë e humbjes së shiritit të kapitenit, por menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, këmbëngul se burri i saj nuk shkon askund.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, kjo është zgjedhje e tij”, tha Nara për Tiki Taka.

“Nëse Spalletti qëndron te Interi për 100 vitet e ardhshme, Mauro do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme. Kështu m’u përgjigj kur e pyeta, plus ai është ende i ri”, shtoi ajo.

Icardi luajti titullar në Derbin e Italisë kundër Juventusit, duke u ndihmuar zikaltërve në barazimin 1-1.

“Derbi i Italisë është gjithmonë Derbi i Italisë. Nuk e dija se Icardi do të luante nga fillimi. Atmosfera ishte e qetë, më pëlqeu”, theksoi ajo.