Wanda Nara nuk largohet nga Milano, Icardi më afër Juventusit

E ardhmja e Mauro Icardit është ende e pa qartë, me Interin që i ka bërë daljen zyrtarisht dhe Romën, Juventusin, Napolin e PSG-në, që kanë në planet e tyre një ofensivë për ta transferuar.

Megjithatë ditën e djeshme, bashkëshortja menaxhere e argjentinasit, Wanda Nara dha sinjale të qarta se sulmuesi jo vetëm që nuk do të largohet nga Italia, por do të tentojë të mbetet në Milano ose maksimumi të transferohet në Torino, te Juventusi.

Kjo pasi Wanda pranoi rinovimin e kontratës me Mediaset, për të qenë sërish pjesë e emisionit të përjavshëm sportiv në Italia 1, “Tiki Taka”, ku këtë herë do të ketë në krah edhe dy ish sulmuesit italianë, Bobo Vieri dhe Antonio Cassano.

Qendra e Mediaset është në Milano dhe fakti që Wanda do të duhet të jetë aty çdo javë, bën të pamundur zhvendosjen e familjes Icardi jashtë Italisë, por edhe destinacione si Roma e Napoli nuk janë fort afër me kryeqendrën e veriut të Italisë.

loading…