“Telenovela” Icardi vazhdon. Wanda Nara, të mërkurën vonë, përmes rrjeteve sociale filloi të shpërndajë mesazhe për Interin lidhur me rinovimin e sulmuesit.

Nëpërmjet Twitterit, gruaja dhe agjentja e Icardit publikoi një foto të mbishkruar me fjalë, që përcjellin sinjal të qartë te zikaltërit për të ardhmen e argjentinasit.

“Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë”. Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i Wanda Nara, e cila iu përgjigj me “emoji”, një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në “San Siro” ish kapiteni i Interit.

Wanda dhe Icardi duken të gatshëm për të lënë takim me Marotta dhe Zhang për rinovimin, por përflitet se kusht është rikthimi i shiritit të kapitenit, ndërkohë që sulmuesi duhet të qëndrojnë jashtë ekipit edhe në ndeshjen e radhës, Fiorentina-Inter.