Bashkëshortja e argjentinasit

Wanda Nara, lotë dhe puthje të zjarrtë Icardit pas golit

Wanda Nara u shfaq e entuziazmuar në përfundim të derbit Inter-Milan.

Bashkëshorti dhe njëkohësisht klienti i saj, Mauro Icardi, i dhuroi kënaqësi pa fund me golin e realizuar me kokë në minutat shtesë, por jo vetëm.

Sapo kryesori vërshëlleu për fundin e sfidës, Icardi vrapoi të përqafonte pikërisht Wandan, duke i dhuruar një puthje të zjarrtë.

Bukuroshja argjentinase, në fakt, nuk i përmbajti lotët në momentin e golit, arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar.