Ndërkohë që ka përfunduar prej kohësh në qendër të akuzave se është shkaktarja e situatës së krijuar mes Mauro Icardit dhe Interit, Wanda Nara është nderuar me “Çmimin Socrate 2019”.
Në fjalën e saj përshëndetëse me këtë rast, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas theksoi se do të vijojë me idetë e saj, duke thënë gjithmonë atë që mendon.
“Do të vijoj me idetë e mia, duke thënë atë që mendoj,. Bota e futbollit është pak e vështirë për femrat, por do të vijoj t’i them gjërat ashtu si unë i mendoj, pavarësisht nëse ju pëlqen të tjerëve apo jo”, tha Wanda.
Më pas modelja argjentinase tregoi se është nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve vajza, ndërsa uroi që bijat e saj të martohen me burra po aq të mirë sa Mauro Icardi.







