Wanda Nara aludon në një takim të Icardit me drejtuesit e Interit

Sezoni i ri i Serie A ka nisur me zakonin e vjetër të Wanda Naras, bashkëshortes dhe menaxheres së Mauro Icardit, e cila ka folur në emisionin sportiv Tiki Taka për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

“Për mendimin tim, Mauro do të qëndrojë tek Interi. Ai mendon se ende nuk ka përfunduar bashkëpunimi me klubin zikaltër. Gjithmonë ka mbajtur qëndrim koherent dhe ka refuzuar shumë oferta të klubeve të mëdha. Una kam bërë punën time si menaxhere, duke folur me skuadra të ndryshme, po vendimin përfundimtar e merr gjithmonë ai.”

Mediet përtej Adriatikut vijojnë të shkruajnë se në ditët e fundit të merkatos mund të ndërhyjë Juventusi e Icardi të transferohet në Torino.

“Nuk e di… Conte? Është trajner i madh, një ndër më të mirët, por po bën atë që i thotë klubi. Ndoshta do të vendosë që ta aktivizojë e ndoshta jo. Unë nuk pres asgjë, është zgjedhje e shoqërisë që i jep pagën Icardit.”

Pasi mohoi fjalët e Cassanos, se ndoshta Mauro po pret Juven, Wanda dha një mesazh enigmatik:

“Ndoshta dikush i ka dhënë të qëndrojë. Cili? Ndoshta ai që drejton.”

loading…