Wayne Rooney do të zhvillojë paraqitjen e 120-të dhe të fundit me fanellën e kombëtares së Anglisë këtë muaj ndaj SHBA-ve dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker e ka mbështetur vendimin për t’i organizuar ndeshjen e lamtumirës ish sulmuesit të Manchester Unitedit.

Rikthimi i Rooney te Anglia ka ngjallur reagime të shumta me Peter Shilton i cili mban rekordin për më së shumti paraqitje me fanellën e “Tre Luanëve”, e ka cilësuar totalisht të gabuar vendimin për rikthimin e sulmuesit të DC Unitedit.

Edhe Alan Shearer e ka kritkuar rikthimin e Rooney teksa ka thënë se ndeshja përgatitëse kundër SHBA-ve do të shndërrohet në ndeshje lamtumirëse 3 ditë para përballjes vendimtare ndaj Kroacisë në Nations League.

Megjithatë Kyle Walker i ka shprehur gjithë mbështejten e tij Rooneyt.

“Është gjë e mirë. Rooney ishte aty prej se kur unë isha 20 vjecar. Ai më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës sime te Anglia, dhe besoj se kjo është lamtumira që e meriton për të gjitha gjëra që i ka bërë për futbollin anglez dhe Anglinë në tërësi”, përfundoi Walker.