Ylli i Superligës

Walid Hamidi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 15-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Walid Hamid.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Sunaj Keçi, Blerim Haxholli dhe Besim Slishani.

Ky komision vlerësoi që Walid me depërtimet e tij të rrezikshme e vuri në vështirësi ekipin vendas dhe me asistimet e tij e vulosi ndeshjen Malisheva-Ballkani’.

Pasi mori këtë çmim Walid u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe, ku u zgjodha si lojtari i javës. Kam mësuar shumë nga trajneri dhe nga bashkëlojtarët e mi të mirë. Falënderoj të gjithë grupin tonë. Këtë fitore e arritëm së bashku. Shpresojmë të jemi përsëri kampionë sepse e meritojmë. Ndeshja shkoi mirë. Sidomos në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe arritëm të shënonim 2 gola. Po ashtu, edhe pjesa e dytë ishte një shfaqje e mirë e lojës. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Jemi të përqendruar në çdo lojë dhe pse jo, të jemi përsëri kampionë”, tha Walid Hamid për faqen zyrtare të FFK-së. /Ballkani.info