Sulmuesi i Bayernit, Sandro Wenger beson se bavarezët mund ta fitojnë Bundesligën pavarësisht startit të dobët këtë stinor.

Wagner ka hedhur poshtë idenë se skuadra e Bayernit është duke u rindërtuar duke thënë se kampionët në fuqi kanë skuadër më të mirë se lideri aktual, Borussia Dortmundi.

“Der Klassiker” e fundjavës së kaluar u fitua nga Dormtundi të cilët kanë 7 pikë më shumë se Bayerni, ndërsa Wagner ka kërkuar një kundërpërgjigje.

“është një çmenduri tabela aktuale, jemi të 5-tit që nuk mund të jetë aspiratë për një klub si Bayerni. Duhet ta fitojmë Bundesligën këtë sezon, gjithcka tjetër do të ishte zhgënjyese, teksa e kemi skuadrën më të mirë në Gjermani. Sigurisht që Dortmundi ka luajtur ndeshje të mira kohëve të fundit por për mendimin tim ne jemi skuadër më e mirë”, tha Wagner.

Sandro Wagner u transferua në “Allianz Arena” gjatë verës së kaluar për shumën e 9 milionë eurove nga Hoffenheimi por ka dështuar të jetë startues në formacionin e Niko Kovac, duke grumbulluar vetëm 8 paraqitje në të gjitha garat.