Wagner i pakënaqur me mungesën e minutave te Bayerni

Sulmuesi i Bayernit, Sandro Wagner e ka shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e aktivizimit te bavarezët, teksa ka refuzuar t’i përgjigjet një pyetjeje lidhur me taktikën.

Wagner mbrëmë ndaj klubit nga liga e katërt në Gjermani, Rodingahusen ishte pjesë e formacionit startues për herë të dytë gjatë këtij sezoni, ndërsa e shënoi golin e parë në fitoren 1-2.

30 vjeçari është preferuar më shumë si zëvendësues ndërsa ka luajtur në 4 ndeshje tjera duke ardhur nga stoli, gjersa nuk ka hezituar të shfaq pakënaqësinë e tij me trajnerin Kovac.

I pyetur nëse Bayerni ka qenë kundërshtar i lehtë për Rodinghausenin shkaku se dihet qasja e lojës së kampionëve të Gjermanisë, Wagner u përgjigj:

“Këto janë pyetje që mund t’i bëhen lojtarëve që luajnë rregullisht ose trajnerit. Nuk e di, nuk është detyrë e imja t’i analizoj këto. Sigurisht se ndihem mirë kur shënoj. E kam luajtur ndeshjen time të parë në Bundesliga para 10 viteve, kam qenë shumë i sukseshëm gjatë viteve të fundit. Tani po i afrohemi nëntorit dhe ishte vetëm ndeshja e dytë si titullar. Nuk është kjo ajo çfarë synoj”, theksoi Wagner.