VV pretendon se do t’i fitojë 55 ulëse, Gashi i LDK’së: Besnik Bislimi i ka disa probleme me numrat

Deklarata e Besnik Bislimit të VV’së se partia e tyre do t’i fitojë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ka nxitur reagime të shumta, e në veçanti të zyrtarëve të LDK’së, kjo pasi që Bislimi tha se kjo fitore e VV’së do të vie si shkak i politikë së keqe të LDK’së.

“LDK për shkak të politikave të këqija ka bërë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme të ketë 55 deputetë dhe nëse bojkoton zgjedhjen e presidentit, VV i ka 61 deputetë”, ka shtuar Besnik Bislimi mbrëmë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi tha për Periskopin se Besnik Bislimi, flet me entuziazëm.

Sipas Gashit po me këtë entuziazëm ka folur edhe në pandemi, ku edhe kishte ulur papunësinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së thotë se Bislimi ka probleme me numra, shkruan Periskopi.

“Besniku duket se është një entuziast, i cili edhe midisi pandemisë e patë ulur papunësinë, i ka do probleme me numrat ai”, tha Gashi i LDK’së.