VV: Ligji për rimëkëmbje nuk ndihmon qytetarët por oligarkët e bizneset e afërta me ta

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se ky projektligj ka për qëllim t’i ndihmojë oligarkët dhe bizneset e afërta me ta, e jo qytetarët e varfër.

Hekuran Murati nga VV ka thënë se koston e votimit të këtij projektligji do ta bartë qytetari i varfër i Kosovës.

“Sot e pamë që paratë që janë në buxhet të mos ndihmohen qytetarët, kjo qeveri ka tendencë që me amendamentet e fundit të ndihmojë oligarkët dhe bizneset e afërta me ta. Ky projektligj i dedikohet një oligarku, një kompanie që operon në Kosovë. Këto dy kosto do t’i bartë taksapaguesi i varfër. Ky ligj ka shumë defekte dhe pabarazi”, u shpreh ai.

Njëjtë u shpreh edhe deputetja Mimoza Kusari e cila tha se është për keqardhje që sot ka kaluar një projektligj i dobët në përmbajtje dhe formë.