VV kërkon para për fushatë, anëtari i LDK-së: Sot xhepin, nesër taksat!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka komentuar njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i fton qytetarët ta ndihmojnë financiarisht rreth fushatës, shkruan Ballkani.info.

Gecaj pyet pse ju duhen paratë, kur pretendojnë se janë të sigurt për një fitore bindëse, gjersa shton se “sot xhepin-nesër taksat”.

Postimi i plotë:

“… VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare …”

… pse ju duhen paratë kur pretendojnë se janë të sigurt për një fitore bindëse …

… sot xhepin – nesër taksat!