“VV-ja me këtë rezultat pa tri parti shqiptare zor ta formojë qeverinë”

Analisti politik, Valon Syla, tha se Vetëvendosja fitoi për një fije peri për shkak të rezultatit të ngushtë që ka me LDK-në.

“Kurti kur po fiton vetë në një mënyrë po e parafrazon veten si kryeministër por kur fitonin të tjerët nuk e pranonte rezultatin. Ai thoshte që opozita është më e madhe se fituesi i zgjedhjeve, por tani kur fitoi vetë e shpalli veten kryeministër edhe pa biseduar për ndonjë koalicion”.

“Mendoj se kjo e tregon karakterin e Kurtit dhe është fitues i zgjedhjeve. Mendoj që nuk është kandidati më i mirë por mendimi im nuk është më i rëndësishëm sesa elektorati”.

“Nëse qëndron ky rezultat edhe pas votave që po i presim, PDK-ja mund të lëvizë për një deputet, VV-ja mund të bie nëse me këto tjerat futet Nisma. Nuk besoj që e heq Kurtin nga mandati”.

“Mendoj që do të jetë fitore për një fije peri e VV-së dhe një fitore e Pirros për Kurtin i cili do të jetë edhe kryeministër edhe do të krijojë qeverinë sepse në këto raste natyrisht që partitë tjera do ta kenë apetitin më të madh dhe do t’i kërkojnë Kurtit postin e kryeministrit”.

Syla ka përmendur edhe rastet e tjera kur partitë kanë lëshuar postin e kryeministrit edhe pse kanë qenë fituese duke thënë se Kurti do ta ketë të vështirë krijimin e një qeverie pa tri parti shqiptare.

“Ne kemi pasë edhe raste të tilla më herët kur Rugova e ka lëshuar vendin e kryeministrit edhe kur i ka fituar 250 mijë vota apo Thaçi që ka fituar zgjedhjet por e ka lëshuar kryeministrinë. Edhe për Kurtin mund të ndodhë kjo dhe personalisht mendoj që ai do ta ketë të vështirë së paku me këtë rezultat pa tri parti shqiptare ta formojë një qeveri”.

Por për partitë tjera Syla tha se LDK-ja është parti që ka humbur, ndërsa për PSD-në tha se nuk ia la asnjë shenjë Vetëvendosjes pas ndarjes.

“PSD ka elektorat dhe pjesëtarë urban, por nuk ia la asnjë grithë VV-së. Shihet qartë se AAK nuk i ka shtuar votat dhe mendoj se dy çështje që e kanë dëmtuar AAK-në. Emri i tij i koalicionit 100 për qind, pra në një Kosovë 100 për qind iu dha vetëm 10 për qind. Shihet qartë që elektorati e ka dënuar sepse e ka nënçmuar atë. Për shembull gjashtë herë ka thënë urime liberalizimi i vizave”.

“Po ashtu rasti i konfliktit të Dardan Molliqajt e ka ngjall memorien edhe të Frashër Krasniqit. Rrahjet në studio televizive nuk i do elektorati. Sjellja e PSD-së në fushatë zgjedhore ku memoria është më e shkurtë e ka dëmtuar edhe te elektorati urban. Ajo votë është shpërndarë tek VV-ja apo LDK-ja”.

Sa i përket humbjes së PDK-së, Syla në Analiza Zgjedhore ka thënë se e ka penalizuar komoditeti në pozitë.

“Ka mundur të performojë më mirë në Prizren apo Ferizaj dhe komuna tjera. PSDK ka rikthim të vogël në komunat e Drenicës. Te kjo parti ka ndikuar edhe sindromi i lodhjes apo bajatizmit për të kërkuar votën”.

loading…