VV-ja dhe PDK-ja nuk votojnë, s’ka kourum për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe tërheqjen e 10% nga Trusti

Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Deputetët e VV-së dhe PDK-së nuk kanë votuar fare.

Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai.