Vushtrria “shpërthen bombën”, angazhon dy futbollistë të njohur

Skuadra e Vushtrrisë po punon maksimalisht që sa më shpejt të rikthehet në elitën e futbollit, shkruan Demokracia.com.

Vushtrriasit sot kanë prezantuar dy futbollistët e njohur Dior Zabërgja dhe Leart Eminin.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e Vushtrrisë.

Postimi i FC Vushtrrisë:

Dy Gladiatorët tanë rikthehen në Vushtrri

Dior Zabergja dhe Leart Emini si bashkëlojtarë nga KF Arbëria kanë vendosur që gjysem stinorin pranveror të rikthehen në Vushtrri, në sfidën për rikthimin në superligën e Kosovës,  ne klubin ku kanë shkruar historinë në sezonin 2013/2014 duke fituar titullin Kampion.

Tashmë kur kemi hyrë në 100 vjetorin e klubit,  është ndjenjë e jashtëzakonshme rikthimi i Gladiatorëve që janë dëshmuar me angazhim dhe sukses!

Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në superligen e Kosovës!