Vulin provokon Aleancën: Më vjen keq që NATO-ja nuk ka guxim ta pranojë krimin

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se i vjen keq që NATO nuk ka guxim të thotë që bombardimet e Jugosllavisë ishin një gabim, nëse jo një krim i tmerrshëm.

“Dhe ishte një krim,” tha Vulin, duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se “bombardimet nuk ishin drejtuar kundër popullit”.