Vuçiqin e nxjerrin keq sondazhet, vendos t’i përdor parat e shtetit për ta ndryshuar këtë fakt

Duke e ditur se zgjedhjet po afrohen dhe mbështetja e tij është në rënie, Aleksandar Vuçiq iu drejtua një mashtrimi të vjetër – ryshfetit.

Vuçiq është i vetëdijshëm se shumica e votuesve të rinj nuk e kanë mendimin e mirë për pushtetin aktual, ndaj vendosi ta përdor “ryshfetin” duke përdorur buxhetin e shtetit. Ai tashmë ka vendosur t\u ndajë nga 100 euro të gjithë qytetarëve të rinj, si masë për ta përmirësuar pozitën e tij, sepse sondazhet po e nxjerrin keq.  Dhe çfarë ka bërë në të vërtetë presidenti për të rinjtë gjatë gati 10 viteve të drejtimit të vendit?

Jo shumë kohë më parë, në verën e vitit 2020, kur u përhap koronavirusi, Vuçiq, i ftuar në RTS, njoftoi se konviktet e studentëve në Beograd do të mbyllen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Me këtë ai praktikisht donte të dëbonte mijëra studentë të Beogradit nga shtëpitë e tyre. Nuk kaloi shumë kohë që studentët u mblodhën, kështu që qindra prej tyre dolën për të protestuar, duke e detyruar Vuçiqin të tërhiqet.

Dëbimi është problemi më i vogël, duke pasur parasysh se sa shumë pushteti aktual ka poshtëruar diçka që ka qenë gjithmonë krenaria e njerëzve të arsimuar – diplomën universitare. Sundimi i Aleksandër Vuçiqit, përveç të gjitha katastrofave që i bëri Serbisë, do të mbahet mend edhe për faktin se e bëri të pakuptimtë arsimin universitar. Sot, të rinjtë që kanë mbaruar me ndershmëri fakultetin, konkurrojnë me ata që blejnë një diplomë në një nga “destinacionet ekzotike” të Serbisë, vetëm për disa mijëra euro. Doktoraturat blihen në Serbi dhe bëhen me plagjiaturë dhe si shpërblim për këtë mund të bëhesh edhe ministër. 

Ndonëse qeveria mburret se papunësia nuk ka qenë kurrë më e ulët, ata të rinj që arrijnë të gjejnë punë në Serbi, pavarësisht arsimit të tyre, kryesisht punojnë për para të mjerueshme, në shumë raste minimale. Pa broshurën e partisë SNS, gjetja e një pune të mirë është në rangun e fantashkencës.

Apatia politike prek më së shumti rininë, sepse pushteti i ka bërë të pakuptimta punët publike, politikën, median, arsimin, shkencën, gjithçka që duhet të drejtojë dhe edukojë një të ri. Të rinjtë nuk janë të interesuar për politikën sepse nuk shohin asnjë kuptim në të, por vetëm makinacione, krim dhe korrupsion, pasi qeveria e ktheu njërën parti në familje kriminale, duke ndjekur shembullin e mafies siciliane.

Hulumtimet tregojnë se të rinjtë e moshës 20 deri në 30 vjeç po largohen nga vendi, ku përfshihet edhe grupi që Vuçiq i ndihmon me 100 euro.  Gjatë sundimit të tij, mbi 150 mijë të rinjë u larguan nga vendi.

Për njëqind eurot që marrin nga shteti, d.m.th Vuçiq mund të blejnë atlete apo këpucë për t’ua bërë “komode” largimin nga vendi, kur tashmë janë të detyruar të marrin një hap të tillë.

Gjatë asaj kohe, Serbia humbet 900 milionë euro në vit pikërisht për shkak të largimit të të rinjve, sipas rezultateve të hulumtimit të Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Institutit për Zhvillim dhe Inovacion. /Ballkani.info/