Aleksandar Vuçiq

Vuçiqi pret në Beograd zëvendësin e Lavrovit: I vlerësuam marrëdhëniet tona si shumë të mira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas një takimi me Zëvendës Min e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Grusko, tha se në mënyrë të ndërsjellë i vlerësuan marrëdhëniet bilaterale si “shumë të mira” teksa falënderoi Rusinë për, siç e jep ai, “mbrojtjen e integritetit territorial në pajtim me Kartën e OKB-së”.

Bisedë të mirë me Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Aleksandr Grusko. Edhe njëherë i shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Rusia i jep Serbisë në çështjen e Rezolutës për Srebrenicës në OKB dhe në veçanti për mbështetjen për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë në pajtim me Kartën e OKB-së. I konsideruam në përgjithësi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i vlerësuam si shumë të mira”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Facebook.