Armatosja e Kosovës

Vuçiq vazhdon të vajtoj për Javelinët që Kosova i bleu nga SHBA, i përmend edhe “Vuranët” turk

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për kinse hetimet rreth sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë një prej figurave kyçe të “Listës Serbe” që gjendet në listën e zezë të SHBA-së, Milan Radojiçiq, i cili është edhe bashkëpunëtor i afër i Vuçiqit.

Sipas tij, terroristët serbë më 24 shtator të vitit të kaluar donin t’i mbronin vatrat e tyre!!!

Më pas ai ka folur edhe për raketat amerikane Javelin, të cilat Kosova pret t’i merr nga SHBA në vlerë prej 75 milionë dollarësh, shkruan Ballkani.info.

““Po mendoj se si të nis një hetim ndaj të gjithë atyre që po armatosin të ashtuquajturit Forcat e Sigurisë së Kosovës, kush po i armatos shqiptarët në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe që shkel Kartën e OKB-së, si dënohen për shkeljen e saj…. Dhe gjithçka që duhet të bëjnë dhe mendojnë se nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi për këtë”, tha Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se është duke menduar “se si të mos e vë vendin në një pozitë të vështirë dhe të respektohet ligji ndërkombëtar”.

“E di që nuk ju intereson kjo, sepse vërtet nuk ju intereson çfarë po bëjnë të huajt kundër Serbisë, çfarë po bëjnë shqiptarët kundër Serbisë, çfarë po bën Kurti kundër Serbisë. Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë donin të mbronin vatrat e tyre. Po, meqenëse kanë kryer disa vepra penale, do të përgjigjen para drejtësisë. Kjo është puna e organeve kompetente shtetërore – të zbulojnë saktësisht se cilat janë veprat penale dhe për këtë do të ndiqen penalisht. Por, të them të drejtën, kur i shikoj të gjitha armët dhe mjetet… Thonë se kishte pistoleta, pushkë, raketa-hedhës njëpërdorimëshe dore”, ka shtuar tutje ai.

Në ndërkohë i ka përmendur edhe automjetet e rënda ushtarake “Vuran” që Kosova i ka blerë nga Turqia.

“Epo, prit vëlla…. I keni sjellë “Vuranët”, “Javelinët”, të gjitha ilegalisht… Dhe nuk përgjigjeni gjë? Ti mund ta besh! O i madh dhe i fortë, ju keni shërbëtorët tuaj këtu, nga politik në media, dhe ju Vuçiq jeni i pari që çmendeni nëse nuk dini se çfarë po ndodh. Unë jam presidenti i këtij vendi dhe detyra ime është të mbroj dhe mbroj këtë vend”, tha Vuçiq kinse i zemëruar ndaj ndërkombëtarëve. /Ballkani.info/