Vuçiq vazhdon avazin e Millosheviqit për Kosovën: “Ku ka helm që vepron në baza nacionale”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ministrin e Punëve të Jashtme e Europiane të Sllovakisë dhe kryesuesin e OSBE-së, Mirosllav Lajçakun, të cilit i ka shfaqur shqetësimin e madh për ngjarjet në Kosovë, dhe ka tërhequr vërejtjen se Prishtina me akte të njëanshme e provokative po shkak ton tensione dhe përkeqësim të situatës së sigurisë, raporton agjencia e lajmeve e Beogradit, FoNet.

Vuçiq veçmas i ka folur Lajçakut për manipulimin me gjoja helmimin me rastin e numrimit të fletëvotimeve dhe kjo ekskluzivisht të shqiptarëve të Kosmetit”, duke pyetur “cili është ai helm i cili vepron në baza etnike” dhe ka kërkuar të bëhen hetime të gjithëpërfshirëse, ka njoftuar shërbimi i informimit i presidentit të Serbisë.

Vërejtjet e Vuçiqit për helmin me zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia, të kujtojnë ato të vitit 1990 nga zyrtarët e regjimit të Millosheviqit, kur në Kosovë u helmuan mijëra nxënës shqiptarë, dhe këtë e konstatuan edhe institucione me renome ndërkombëtare, ndërsa helmimin e quanin lojë teatrale dhe ironizonin “Si u bë që helmimi të ndodhë në baza etnike”, rikujton Koha.net.

Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor është në fokus të presidencës sllovake të OSBE-së dhe se me vëmendje të madhe ndjek situatën në Kosovë.

loading…