Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërsa Vuçiç ka pasqyruar takimin me Guterres si të përzemërt, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka potencuar se diplomatin portugez ka diskutuar situatën e sigurisë së serbëve në Kosovë.
“Shkëmbyem mendime për situatën aktuale globale, si dhe për rëndësinë e OKB-së në arenën gjeopolitike, si një forum në të cilin duhet të diskutohen të gjitha temat relevante me rëndësi për të ardhmen e të gjithëve”.
Në një përballje të rrallë publike të enjten në Këshillin e Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara (OKB), dy liderë ballkanikë që assesi të dalin nga situata parakonfliktuale, akuzuan njëri-tjetrin për gjendjen e tendosur në marrëdhëniet ndërshtetërore, ndërsa shtetet anëtare të OKB-së shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.
Në hijen e retorikës së nxehtë dhe akuzave plot zemërim, në selinë e OKB-së në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç peshuan faktorët e alternimit të tensionit dhe krizës së mbrehtë në pjesën veriore të Kosovës të banuar nga serbët etnikë që përpiqen të mbajnë një sistem paralel.
VIDEO BONUS: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB







