Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se helikopterët zjarrfikës Ka-32 të blerë nga Rusia janë përdorur për herë të parë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare kineze në Beogradin e Ri.

“Aq i pakënaqur që jam për zjarrin, jam i lumtur sepse njerëzit mund të shihnin se çfarë po bënim për të ndërhyrë. Për herë të parë treguam një nga dy helikopterët Ka-32 që blemë nga Rusia, ishin edhe dy H-145 nga të cilët kemi më shumë. Ata mbajnë një kovë të vogël me ujë dhe kamët mbajnë një kovë pesë herë më të madhe. Kjo na shpëtoi deri diku”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se shteti do të blejë edhe dy helikopterë Ka-32 në dy vitet e ardhshme “nëse ka para të mjaftueshme”.

“Atëherë ne bëhemi një superfuqi absolute për sa i përket shuarjes së zjarrit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Juglindore”, tha presidenti.

“Zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës shtatë në qendrën tregtare kineze në Beogradin e Ri është vënë nën kontroll dhe sipas informacioneve të deritanishme nga incidenti nuk ka persona të lënduar”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në shuarjen e zjarrit në rrugën Jurija Gagarina kanë marrë pjesë 76 zjarrfikës-shpëtimtarë me 25 makina zjarrfikëse, ndërsa pjesëtarët e Njësisë së Helikopterëve të MPB-së së Serbisë kanë lëshuar gjithsej 71 tonë ujë me tre helikopterë në 37 breshëri.

Sipas MPB-së, zjarri është duke u shuar.