Vuçiq: Serbia do të insistojë në formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të insistojnë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

Serbia do të insistojë në përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit, dmth në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por jo si një organizatë joqeveritare, e cila do të ishte në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës“, tha Vuciq.

Vuciq tha se cdo zgjidhje me shqiptarët është e vështirë, por është më mirë sesa të lëmë fëmijët tanë të luftojnë në të ardhmen.

Nëse dikush dëshiron t’ua lërë fëmijëve, unë nuk do ta bëj dhe do ta kundërshtoj. Ne gjithmonë do të mbrojmë interesat e Serbisë, por duhet të kuptojmë se paqja dhe kompromisi nuk janë humbje, se zgjidhja e luftës është një zgjidhje e detyruar dhe konfliktet janë një zgjidhje e keqe”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se shqiptarët nuk i sheh si armiq dhe kundërshtarë, por dëshiron të ndërtojë të ardhmen me ta, të investojë në fabrika, rrugë e hekurudha.

Të mendojmë se si do të jetojmë së bashku, dhe jo se si dikush do të mashtrojë dikë”, shtoi ai.