Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se do të shkojë në Paris në ceremoninë kushtuar 100 vjetorit të fitores së aleatëve në Luftën e Parë Botërore megjithë se aty do të valojë flamuri i Republikës së Kosovës.

Siç thotë ai, puna e tij është që gjërat t’i shoh realisht, dhe realiteti është se Serbia duhet të punojë me Francën dhe Gjermaninë, të cilat e kanë njohur Kosovën para 10 vjetësh.

Vuçiq me të arritur në Helsinki, ku po merr pjesë në Samitin e Partive të Popullore EPP, në një deklaratë për gazetarët ka thënë se është trend në Serbi protagonizmi dhe se disa edhe disa ministra “ia kanë qit ndërmend” për atë se çfarë duhet të bëjë sa i përket Parisit dhe flamurit të Kosovës që është vendosur në Katedralen Notre Dame, si dhe politika e ish regjimit, të cilët mbajnë ligjerata se si duhet “t’i rrah shuplaka të gjithë nga Macroni e të gjithë të tjerët në Evropë”, transmeton Ballkani.info.

“Puna ime është që në mënyrë reale t’i shoh gjërat. Është lehtë të them ‘hajde t’i rrahim shuplaka, do të jemi më të fortë se ju’. Por dua të shoh se si ta krijojmë pozicionin më të mirë për Serbinë dhe të ardhme më të mirë ekonomike për fëmijët tanë. Unë kam qenë i vetmi politikan i cili e ka kundërshtuar Marrvëshjen e Brukselit kur kanë kërkuar hyrjen e Kosovës në OKB dhe se Prishtina ta merr drejtimin e policisë rajonale, e tash një pjesë e tyre që do ta pranonin këtë po me shesin mend”, ka thënë ai.

Sipas tij, secili sulm i gabuar ndaj Francës, Gjermanisë, SHBA-së, Kinës do të ishte goditje e rëndë për Serbisë.

“Nuk jam budalla që mos të bëjë llogari për këtë. Unë e di sa e kemi të fuqishme ekonominë, ushtrinë dhe të tjerat”, ka thënë Vuçiq.

“A duhet presidenti të hyjë në luftë për shkak të një flamuri, i cili ka qenë aty edhe para pesë dhe dhjetë vjetësh. Secilën herë në secilin takim me njerëzit tanë ka pasur flamuj. A duhet të hyjë në Notre Dame dhe ta marr shufrën dhe ta heqi flamurin”, ka theksuar ai. /Ballkani.info/