Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar Kosovën “se po synon të dëbojë serbët nga veriu”.

Sipas tij, këtë Kosova është duke e bërë duke ngritur kallëzime penale ndaj atyre njerëzve që janë kundër Prishtinës. Pretendon që Kosova “ka plane” kundër serbëve të Kosovës

Këto komente i pari në Serbi i ka bërë teksa kujtonte disfatën e Serbisë në Koshare.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të pastrojnë veriun dhe atëherë të mendojnë se gjithçka është kryer. Dhe të gjithë po pretendojnë të jenë të çmendur në komunitetin ndërkombëtar sikur asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Vuçiq, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Teksa fliste kundër Kosovës, Vuçiq foli për integritetin territorial të Ukrainës, por duke e përdorur “si kartë” kinse bashkësia ndërkombëtare “i ka bërë padrejtësi Serbisë”, në vitin 1999.

Presidenti i Serbisë vazhdimisht propagandon kundër Kosovës kinse diskriminimit ndaj serbëve.