Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mëngjesin e sotëm ka ngrënë sandviç. Në videon që ka publikuar, pranë tij po hanë sandviç edhe ministrat Sinisha Mali dhe Tomislav Momiroviq.
Presidenti i Serbisë njoftoi javën e kaluar se ky produkt mishi do të bëhet më i lirë.
Fjalimi drejtuar kombit, ku Vuçiq shpalli disa artikuj që duhet të jenë më të lirë, dhe vaktin e mëngjesit të sotëm, u raportuan nga mediat rajonale.
Jutarnji list shkruan për mëngjesin e “çuditshëm” të presidentit të Serbisë dhe citon Vuçiqin të ketë thënë se Momiroviq dhe Mali kanë shkuar në ushqimore.
“Siç i kemi premtuar, atyre që na e kanë kërkuar, nuk ka qenë teka jonë, kanë thënë edhe që nuk duhet ta hamë dhe nuk do ta hamë… Kanë blerë gjysmë kilogrami parisier (sallame) prodhim vendas, kanë blerë dy litra kos, dy bukë, dy pako dhe majonezë ‘Dobro’ dhe çmimi i përgjithshëm është 585 dinarë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Jutarnji, transmeton Ballkani.info.
Kjo gazetë kroate shkruan se ndjekësit besnikë të Vuçiqit ishin të kënaqur me këtë lëvizje në komentet e publikimit, kështu që kishte një mesazh si “Për Vuçiqin, parisien”.
Portali i Zagrebit Index shkruan se Vuçiq është mburrur me çmimet e reja, pra “që është më lirë se më parë”.
“Vuçiq e dërgoi ministrin në dyqan për të marrë sallamë, bukë dhe kos. Ja ku po ha një sandviç”, titullohet teksti i Index-it, në të cilin thuhet se në video ka sulmuar opozitën.
Deset Nušića ovo ne bi napisalo. 🙏 pic.twitter.com/iPrZpYBEHy
— Amfetaminolohije parody (@amfetaminolohie) September 13, 2023
“Javën e ardhshme dhjetë produkte të tjera të rëndësishme do të jenë më të lira. I gëzuar që mund t’i ndihmojmë qytetarët tanë”, tha Vuçiq, transmeton Index.
“Siç ka premtuar presidenti i Serbisë, në profilin e tij në Instagram është publikuar një video në të cilën Aleksandar Vuçiq, në shoqërinë e ministrave Sinisha Malog dhe Tomislav Momiroviq, ha një pjatë parisiene, uljen e çmimit të së cilës e ka paralajmëruar vetë Vuçiq. Njoftimi i tij shkaktoi komente të shumta, pas së cilës ai caktoi vaktin e sotëm “live”, shkruan N1 e Zagrebit.
N1 kujton se Vuçiq tha se qëllimi i publikimit të videos është që të “mohohen të gjitha gënjeshtrat” që po publikohen, përfshirë atë që qeveria nuk lejohet të hajë parisien sepse ushqimi është i cilësisë së dobët dhe ai mendon se është i shkëlqyer.
Portali i Sarajevës Klix shkruan se sekreti i sandviçit të Vuçiqit është gjysmë buke, majonezë dhe djathë parizien, “dhe si pije përdorej kosi i prodhimit vendas”.
“Vuçiq tha se vendosi për këtë lloj “performance” për të vërtetuar “mënyrën e gënjeshtrës” së opozitës. Ai ka thënë se gjatë fjalimit të tij të fundit, në të cilin ka treguar produktet nga shporta, ka marrë mesazhe se ky sandviç parisien duhet të hajë dhe se ka dashur të dëshmojë se është “një njeri krejtësisht i zakonshëm”, shkruan Klix.
Analitika nga Podgorica shkruan se Vuçiq ka ngrënë mëngjes me sandviç dhe se është shprehur i lumtur për uljen e çmimit.
Ky portal ka transmetuar edhe deklaratën e Vuçiqit: “Sidomos në avion kur jam jashtë vendit, kërkoj që të më bëjnë një sandviç pikërisht nga ky lloj sallame”.
“Vuçiq, ministra, sallam dhe majonezë: Kanë ngrënë mëngjes me presidentin duke filozofuar për Parisin”, është titulli i tekstit të Oslobogjenja të Sarajevës.
“Le të vendosim majonezë në gjysmën e bukës, ja ku është Sinish”, thotë ai në fund të videos para se sandviçin e lartpërmendur të fillojë të hajë”, përcjell Oslobogjenje. /Ballkani.info/







