Presidenti serb

Vuçiq reagon pasi analisti i njohur tha se Serbia po përgatitet për luftë: Është lobist shqiptar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e kotë t’i përgjigjet të gjitha “gënjeshtrave” që po përhapen për Serbinë, si dhe heqjes së varrit të ushtarëve serbë nga varrezat në Prishtinë. Vuçiq tha se George Friedman analisti i njohur tha se Serbia po përgatitet për luftë, është një lobist shqiptar

“Është e pamundur t’u përgjigjesh çdo ditë gënjeshtrave të tyre, si dhe heqjes së pamend të lapidarit serb në varrezat e Prishtinës. Sepse sa herë që pyet veten se çfarë ka në mendjen e atyre njerëzve që e bëjnë këtë, nuk mund të vish në çfarëdo përfundimi”, tha Vuçiq mbrëmë i pyetur nga gazetarët në Panairin e Verës në lidhje me parashikimin e gjeopolitikanit amerikan George Friedman se Serbia po përgatitet për luftë.

Ai theksoi se ky është një lobist shqiptar dhe se gënjeshtra të tilla i dëgjon që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

Ai shtoi se ne duhet të ndërtojmë vendin tonë, të ecim përpara dhe të kemi sa më shumë rritje, në mënyrë që të kalojmë vendet e BE-së që janë para nesh.