Vuçiq për takimin e “Open Balkan” në Tiranë: Do të ketë shumë të mira për qytetarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sonte se takimi i radhës në kuadër të “Open Balkan” që do të mbahet në Tiranë do të sjellë shumë konkluzione dhe shumë të mira në favor të të gjithë qytetarëve.

“Ne besojmë se po i afrohemi asaj që do të ketë lehtësira jo vetëm për qytetarët që do të udhëtojnë, por po ashtu për afaristët, sikurse edhe për lëvizjen e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, është shprehur Vuçiq për TV Pink.

“Ne do të lidhemi me njerëzit tanë që do të kenë marrëdhënie shumë më të mira sesa në të kaluarën”.

Takimi në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor.