Vuçiq për shkëmbimin e territoreve: Vetëm mund të qeshim me këto ide të kosovarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dialogu duhet të rifillojë, por siç është shprehur ai, nuk pranojnë ultimatume nga Prishtina.

Vuçiq e ka komentuar edhe idenë e shkëmbimit të territoreve të cilën e ka quajtur aspiratë qesharake.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por nuk pranojmë ultimatume nga Prishtina. Disa nga dëshirat e tyre shtesë në lidhje me orekset dhe aspiratat territoriale, vetëm mund të qeshim me ta. Do të kemi gjithmonë forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” kundër asaj që është kundër interesave tona kombëtare. Ne jemi në favor të një kompromisi, i cili shpresoj se do të ndodhë, por tani për tani nuk ka zgjidhje”, tha Vuçiq.

Tashmë, në rrugën për rikthimin në tavolinën e bisedimeve nuk ka asnjë pengesë për Kosovën dhe Serbinë.