Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën pas një takimi me Olena Zelenskan, gruan e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Serbia është e gatshme të “ofrojë fonde si ndihmë për ata që kanë nevojë më së shumti” dhe ka uruar “që paqja të kthehet në çdo shtëpi, sa më shpejt që është e mundur”.
Në një postim në Instagram, ai e ka falënderuar Zelenskan për vizitën në Serbi dhe forcim të lidhjeve mes dy vendeve, në këto “koha të vështira”.
“Kemi diskutuar lidhjet kulturore të shteteve tona, si dhe çështjet humanitare, sidomos nevojat e kategorive më të ndjeshme të popullsisë dhe fëmijëve, ata që janë më të cenueshmit në secilin konflikt”, ka shkruar Vuçiq.
Zelenska, bashkë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kanë arritur më 12 maj në Serbi, për t’u takuar me krerë të lartë shtetërorë./REL







